Publikuar në: Tue, Sep 20th, 2011

Zërat kundër Ramës: Xhaçka: Të ndëshkohen Islami e Harsani

Shpërndaje
Tags

Deputetja Olta Xhaçka mendon se kolegët e saj Andis Harasani dhe Kastriot Islami, të cilët në vazhdimësi kanë qenë kritikë ndaj drejtuesve të PS, duhet të ndëshkohen. Sipas Xhaçkës, forumet e partisë duhet të mbajnë një qëndrim të fortë ndaj sekretarëve, të cilët nuk kanë qenë efektin në punën e tyre si Andis Harasani apo Kastriot Islami.
“Dënime të kësaj natyre ka pasur plot në Evropë. Mjafton të përmend Dora Bakojanis apo Finin. Partia ka një statut. Grupi ka një rregullore dhe në këto përcaktohet qartë kur janë rastet kur dikush duhet “të dënohet”, apo të përjashtohet, të marrë apo të mos marrë pjesë në forumet e partisë. Është diskutim që e kam dëgjuar shpesh. Është debat, që do të zhvillohet në forumet e PS-së, do të mbahet një qëndrim, që uroj të jetë i drejtë ndaj atyre njerëzve, që nuk kanë përmbushur detyrat, që kishin marrë përsipër nëpërmjet funksioneve që ende kanë”, ka thënë Xhaçka.
Olta Xhaçka, i bashkohet një numri jo të pakët deputetësh socialistë, që kanë kërkuar deri përjashtim nga partia të të mandatuarve që kanë thyer vendimin e grupit të PS-së.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>