Publikuar në: Sun, Oct 2nd, 2011

Censusi, drejtoresha e INSTAT: Penalizohen ata që nuk përgjigjen

Shpërndaje
Tags

Kryetarja e Institutit të Statistikave, Ines Nurja në ditën e dytë të regjistrimit të popullsisë dhe banesave tha se procesi i censusit po shkon shumë mirë.
INSTAT ka ngritur mbi 370 zyra në të gjithë Shqipërinë, ka shpërndarë në të gjithë vendin 12 mijë punonjës dhe në total të gjithë shqiptarët në fund të tetorit duhet të kenë plotësuar rreth 40 milionë faqe nga formularët e regjistrimit të popullsisë.
“Censusi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave ka nisur dje në terren 12 mijë anketuesit të shpërndarë në cdo derë shqiptare për të dhënat për popullsinë dhe banesat. Më lejoni të them se në anketimet e para deri tani puna është kryer me profesionalizëm dhe qytetarët shqiptarë i kanë hapur dyert anketuesve dhe procesi po shkon shumë mirë”, tha Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT.
Për të gjithë personat të cilët nuk gjenden në banesë nga aplikantët e INSTAT në terren, do të vendoset në dispozicion një numër i gjelbër kontakti. Ndërsa, të gjithë ata që refuzojnë të plotësojnë formularin do të përballen me penalitete të përcaktuara në ligj.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>