Publikuar në: Fri, Oct 7th, 2011

LSI kërkon të rikonfirmohet majtas, nderon figurën e Ramiz Alisë

Shpërndaje
Tags

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka shfrytëzuar vdekjen e ish-presidentit Ramiz Alia për të rishprehur përkatësinë e saj si forcë e majtë politike. Ndryshe nga forcat e tjera politike dhe autoritetet drejtuese të vendit përfaqësuesit të kësaj partie u përkujdesën që të bëjnë vlerësimet e rastit për Alinë. Më shumë se sa një nderim për figurën e ish-presidentit dhe udhëheqësit të fundit komunist, kjo lëvizje e LSI-së synon afrimin me elektoratin e majtë ekstrem. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ngushëllon familjen e Ramiz Alisë, duke u bërë kështu politikani i parë që ka ngushëllur deri në këto momente familje e të ndjerit. Lajmi për ngushëllimin është publikuar nga zyra e shtypit të LSI-së, ku theksohet se Meta e ka cilësuar ish-presidentin dhe njëkohësisht ish-udhëheqësin e fundit komunist, “si figurë e shquar e luftës antifashiste”, thuhet në njoftim. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar për vdekjen e ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatariumit. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se vetë ministri Petrit Vasili ka ndjekur me vëmendje trajtimin mjekësor të të ndjerit Ramiz Alia, ndërkohë që një ekip mjekësor ka vëzhguar kurimin e tij.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>