Publikuar në: Wed, Oct 26th, 2011

METE vendos 300 milionë lekë gjobë, CEZ manipulon matësat

Shpërndaje
Tags

Manipulimi i matësve të energjisë elektrike u kishtoi 30 milionë lekë të reja gjobë operatorit të energjisë elektrike CEZ.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, vendosi sot penalizmin e CEZ me 30 milionë lekë të reja, gjobë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrikeështë akuzuar për instalim të sahatëve matës të pa verifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparateve.
Gjithçka ka ndodhur pasi CEZ ka instaluar matësa të pa verifikuar në zyrat e Institutit të Meterologjisë të cilit i ka çuar në fund një faturë marramendëse për shpenzimet e energjisë elektrike.
Burime nga Drejtoria e Metrologjisë deklarojnë se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues te CEZ nuk është marrë asnjë masë dhe pas ankesave të shumta të konsumatorëve në ministrinë e Ekonomisë dhe pas verifikimeve nga ana e Drejtorisë së Metrologjisë u vendos sot penalizimi i kompanisë CEZ.
Ministria e Ekonomisë paralajmëron se nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për zbatimin e ligjit penalizimet nga METE do të vijojnë të jenë edhe më të forta.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>