Publikuar në: Tue, Dec 13th, 2011

Thaçi mesazh Berishës: Të uroj shëndet, arritjet e PD, kontribut i vizionit tuaj

Shpërndaje
Tags
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i uron shëndet Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha me rastin e përkeqësimit në ceremonin e përvjetorit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në tekst thuhet: Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, z. Sali Berisha.
Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare.
Të arriturat e PDSH-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë.
Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim uroj që z. Berisha ta kalojë keqësimin e sotëm shëndetësor, pa asnjë pasojë, dhe të vazhdojë në drejtimin e shtetit shqiptar, drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>