“Ngec” Juventus, Inter kthehet në garën për titull
Goli i shënuar nga Diego Milito, në minutën e 54-të i ka dhënë fitoren Interit në derbin e madh të Serisë A, kundër rivalit lokal, Milan, që u zhvillua, të dielën në mbrëmje në ”San Siro”, me rezultat 1:0.
Me këtë fitore skuadra e Klaudio Ranierit është rikthyer në garën për titull kampioni, pasi tashmë ngec vetëm 6 pikë me skuadrën kryesuese, Juventus.
Kjo e fundit nuk arriti t”i gëzohet fitores në ndeshjen e javës së 18-të kundër Kalarit, duke barazuar para tifozëve të vet, 1:1, por një pikë e fituar i mjaftoi për t”ia rrëmbyer Milanit pozitën e parë.













