100-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Të shërbejë si mësim, jo si barut për zjarr
Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur komitetin ndërministror për diskutime në lidhje me festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
“Ky 100 vjetor t’u shërbejë shqiptarëve për t’u njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, t’u shërbejë shqiptarëve, jo si një barut për të kaluarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen”, tha Berisha, para ministrave dhe zyrtarëve të pranishëm në takim.













