Akrobaci, çiklisti kalon me motor mbi avionin në fluturim
Në vitet ’70, Evel Knievel ka qenë i famshëm në kërcimet e tij me motorçikletë mbi disa makina apo autobusë, por një tjetër “guximtar” e ka çuar shfaqjen në një nivel të ri.
Petr Plan, një akrobat nga Republika Çeke është bërë së bashku me pilotin kampion të Red Bullit, Kirby Chambliss për të krijuar një shfaqje unike, të cilën mund ta shihni në fotot dhe videon e mëposhtme.
Fotografi meksikan, Mauricio Ramos arriti të kapte këtë moment dhe na sjell çdo detaj të tij, duke paraqitur çdo lëvizje apo veprim të tyre.













