Publikuar në: Tue, Jan 17th, 2012

Aksident i rëndë në Fier, vdesin tre fëmijë, arrestohet autori i ngjarjes

Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në Fier. Drejtoria e Policisë lokale njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrepe” (në dalje të qytetit të Fierit).
Një automjet tip “Fuoristradë” me targa me targa AA 801 CI, makinë e cila drejtohej nga 26-vjeçari Argent Habilaj është përplasur me një motor, që drejtohej nga 18-vjeçari Gëzim Shkrela.
I riu 18-vjeçar është plagosur rëndë nga aksidenti. Pas përplasjes me motorin, Habilaj ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur në rrugë dy fëmijë, përkatësisht 8 dhe 12 vjeç.
Polciia tha se dy fëmijët kanë mbetur të vdekur në vend, ndaj trupat e tyre janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit. Nga ana tjetër, 18-vjeçari Shkrela është shtruar në këtë spital dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha të këtij spitali, adoleshenti nuk mundi të mbijetojë pasi ndërroi jetë nga plagët e marra në aksident. Autori i ngjarjes tentoi të largohej nga vendi i aksidentit por ra në pranga 30 minuta më pas.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>