Albin Kurti: Hashim Thaçi është në panik!
Drejtuesi i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar ndaj akuzave te kryeministrit Hashim Thaçi, i cili një dite me pare e cilësoi aksionin e 14 janarit për te bllokuar zhdoganimin e mallrave serbe, si një përpjekje për te ardhur ne pushtet me dhune.
Gjate një prononcimi në Tiranë, Albin Kurti e vlerësoi politiken e Prishtinës zyrtare si inferiore, qe lejoi vizitën e presidentit serb Tadic ne Kosovë.
Kreu i Vetëvendosjes komentoi gjithashtu debatin për presidentin e ardhshëm te Kosovës. Kurti është dakord me ndryshimet kushtetuese, por ai ka propozime krejt te ndryshme nga ato qe janë hedhur për diskutim nga klasa politike ne Prishtine












