Publikuar në: Fri, Jan 13th, 2012

Ambasadat e vendeve të QUINTI-t: Vetëvendosja të bëjë kujdes!

Shpërndaje
Tags

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë e planifikuara të Vetëvendosjes për datën 14 janar për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5, si dhe për të kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave brenda Kosovës.
Përmes një deklarate të përbashkët ambasadat e Pesëshes,nxisin Vetëvendosjen që të përmbahet nga çfarëdo dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës.
”Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rritnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n.
Ne jemi të bindur që Policia e Kosovës, e mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i në rolet e tyre përkatëse, do të tregojnë përmbajtje dhe profesionalizëm në sjelljen e tyre ndaj çfarëdo provokimeve, por në fund Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saja të planifikuara.
Asnjë parti politike nuk gëzon pushtetin jashtëligjor për të marrë ligjin në duart e veta e as për të zbatuar njëanshëm interpretimin e vetë të akteve legjislative. Këto janë kompetenca legjitime të një qeverie të zgjedhur dhe asnjë parti politike nuk mund t’i përvetësojë ato. Kjo është veçanërisht keq kur veprimet e tilla kufizojnë të drejtat themelore të qytetarëve, përfshirë edhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Pasi që këto veprime shkojnë përtej të drejtës legjitime për të shprehur mendimet e kundërta, të cilën ne gjithmonë e mbështesim, ato janë plotësisht në mospërputhje me parimet themelore të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit.
Ambasadat theksojnë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për marrëveshjet e arritura deri tash. Qëllimi strategjik i këtij procesi është për të mundësuar normalizimin gradual të gjendjes së Kosovës në rajon. Ky normalizim, dhe vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë në interes konkret dhe praktik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, ky është shtegu i vetëm që çon në integrimet euroatlantike. Kosovarët nuk duhet ta lejojnë asnjë parti politike që ta sabotojë këtë proces, thuhet në deklaratë.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>