Publikuar në: Sun, Jan 8th, 2012

Angela Martini: Nuk provokoj qëllimisht

Shpërndaje
Tags

Angela Martini është e vetmja artiste me famë e cila asnjëherë nuk e ka mohuar të qenit shqiptare. Pozon edhe nudo përderisa ishte njëra prej 20 vajzave më të bukura të Universit.
Emri i saj, ka bërë lajme në vitin e kaluar 2011 por edhe gjatë kësaj jave, ku ajo publikoj fotot e saj nudo që i kishte bërë gjatë ndërrimit të motmotëve.
Ish modelja e Elite pos modelimit synon që të jetë edhe një biznesmen e suksesshme. Ka vetëm 25 vjet dhe humori nuk i mungon edhe kur pyetet për skandalet e saj që shpesh dalin edhe nëpër tabloidet amerikane.
Pavarësisht se migroi që në moshën nëntë vjeçare, ajo thotë se e do Shqipërinë dhe posaçërisht Shkodrën. “Shumë kujtime më lidhin me atë qytet – gjëja e parë më vjen ndër mend është dashuria. Ajo më e madhja e e pakushtëzuara: dashuria e prindërve të mi.
E më tej, dhjetëra të tjera: ushqimi i mrekullueshëm shqiptar, ai që gatuante mamaja ime, apo qasja me ekranin, programet argëtuese italiane kanë qenë të preferuarat e mia; fqinjët me thashethemet e së përditshmes, unë herë vajzë e herë djalë çapkën, konkursi i parë i bukurisë (kur isha ende fëmijë), mësuesit e parë e të tjera kujtime, që mbushën nëntë vitet e para të jetës sime në Shkodër”, thotë ajo në një intervistë për portalin telegrafi.
Ajo thotë se pasionin e modeles e ka ëndërruar qëkurse ka qenë e vogël dhe se i pëlqen jeta që e bën.
“Kam pretenduar maksimumin dhe kam besuar gjithmonë në atë që bëj; shpesh i shfaq dëshirat edhe me zë të lartë (sado të guximshme qofshin ato), aq sa miqtë më quajnë të çmendur. Megjithatë, nëse të ëndërrosh shumë, të kesh ndershmërinë ta pranosh dhe të besosh fort se do t’ia dalësh, nënkupton të jesh pak ‘e çmendur’, atëherë … po, jam pak ‘e çmendur’!”.
Sa i përket zhveshjeve nudo në skenë, Martini thotë se në çdo punë je i detyruar të japësh maksimumin, “por edhe të ndërtosh një hierarki rregullash. Besoj në imazhin e mirë dhe jo në ekspozimin e tepruar”. Edhe me fotot e saj më të brendshme ajo thotë se ndihet shumë mirë.
“Ndihem shumë mirë me pozimet me të brendshme. Është bukur të ‘festosh’ si duhet të qenit femër dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh një grua seksi (me klas, gjithmonë). Mendoj se jam shumë pranë kësaj natyre dhe po e përjetoj këtë ndjesi kaq të bukur! Nuk kam provokuar kurrë me qëllim! Thjesht jam unë edhe gjithçka tjetër, qëndron në këndvështrimin e secilit”, thotë tutje ajo.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për thashethemet që ajo është në lidhje me Kaney VVest!
“E vetmja gjë që mund të them është se, kjo histori është tepër personale. Vjen një moment që kupton rëndësinë e kufirit midis privates dhe publikes dhe unë zgjedh të mos e ndaj këtë me të gjithë”.
Kurse për puthjen që u përfol se e bërë me Trump, ajo thotë: “Ha, ha, ha! Nuk më shqetësojnë aspak! Nuk u kushtoj rëndësi gjërave të tilla prej shumë kohësh, thuajse 95 për qind e asaj që thuhet është thjesht thashetheme.
Trump është një zotëri lumturisht i martuar dhe këtë e di gjithë bota. Është qesharake të shohësh sesi media e zhvendos fokusin nga një eveniment me përmasa të mëdha, në një ritual (siç ishte puthja ime në faqe!) i cili u ndoq nga të gjitha miset e tjera! Unë nuk mërzitem, përkundrazi, herë-herë jeta ime më duket si një seria me disa episode”.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al