Apeli i Korçës shpëton kreun e OMONIA-s Naum Disho, çështja kalon në rigjykim
Gjykata e qytetit të Korçës ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit mbrojtës së kreut të OMONIA-s për zonën Naum Disho. Mbrojtja kërkoi gjatë seancës së sotme shtyrjen me 6 muaj të arrestimit të Dishos, pasi sipas tij, ai ka probleme shëndetësore. Edhe pse është rrëzuar kërkesa e avokatit mbrojtës, Disho nuk mund të arrestohet. Kjo pasi me një tjetër vendim Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg për ta rishqyrtuar çështjen edhe njëherë në shkallën e parë.













