Publikuar në: Sun, Jan 15th, 2012

Arsen Venger: Të hiqet merkatoja e dimrit, po na bën nervozë

Trajneri francez në krye të Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se afati kalimtar i dimrit duhet të mos aplikohet më, ngase po krijon atmosferë nervozizmi nëpër klube.
Strategu francez ka thënë se afatin kalimtar të dimrit duhet hequr nga kalendari i futbollit ose duhet zgjatur gjatë tërë vitit.
“Nëse do të isha unë njeriu përgjegjës për këtë punë, do të lejoja që transferimet e futbollistëve të realizoheshin gjatë tërë vitit ose do ta hiqja mundësinë e transferimeve gjatë dimrit”, ka theksuar Venger.
Timonieri i “Topçinjve” mendon se futbollistët shqetësohen shumë për shkak të periudhës së afatit kalimtar të dimrit dhe nuk mendojnë asgjë tjetër vetëm për ofertat e klubeve tjera.
“Në periudhën prej muajit nëntor deri në janar të gjithë futbollistët fillojnë të mendojnë se nëse nuk do të luajnë sa duhet në klubet e tyre do të ndërrojnë mjedisin.
Tashmë ka kaluar koha kur me të gjitha forcat luftohej për pozitën e titullarit në skuadër. Tash është shumë më lehtë. Nëse një futbollist nuk është i kënaqur me statusin e tij në klub menjëherë kërkon largimin”, ka nënvizuar Venger.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al