Banorja e Big Brother në Brazil, përdhunohet në transmetim live
Një banore femër e shtëpisë së Big Brother në Brazil raportohet të jetë përdhunuar në transmetim direkt në televizion. Teleshikuesit e shokuar kanë parë se si Daniel Echaniz i moshës 31 vjeçare shfryu pasionin e tij tek studentja Monique Amin. Policia tanimë ka konfirmuar se ka nisur hetimi për këtë rast që ndodhi në studiot në Rio de Janeiro. Skena e seksit ndodhi pas një nate ku banorët konsumuan ndjeshëm alkol dhe vajza ishte e pavetëdijshme në momentin kur ndodhi përdhunimi. Kur u pyet vajza në dhomën e sekreteve të nesërmen e ngjarjes thuajse nuk dinte asgjë për çka kishte ndodhur. Big Brother në Brazil është ndër programet më të shikuara me një mesatare prej 8 milion personash. Policia mbërriti në Big Brother dhe mori në pyetje vajzën ndërsa e nxori jashtë shtëpisë për të kryer ekzaminimet.













