Berat, vrau shokun, vetëdorëzohet në polici autori i krimit
Një shtetas i cili ka vrarë me çiftë shokun e tij në Berat është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Terpan të Beratit, por udhëtimi i tyre ka përfunduar në tragjedi.
Njëri prej tyre ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar aksidentalisht nga shoku. Viktima është shtetasi Namik Balliu, 54-vjec, ndërsa autori është Viktor Kaza.
Ai mësohet se është vetëdorëzuar në polici pas vrasjes. Viktima Namik Balliu u gjet mbrëmë i vdekur ndërsa policia filloi menjëherë hetimet pasi 54-vjecari ishte qëlluar me armë.













