Berisha: Grupi parlamentar i PD, kërkesë për shkarkimin e Kreshnik Spahiut
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar se deputetet e PD, kanë bërë kërkesë që të shkarkohet nga detyra nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.
“Partiçka e tij e cila në fakt është parti e kryetarit të KLD-së, zotit Topi, po e shfytëzon këtë institucion në mënyrën më antiligjore dhe antikushtetuese”, tha Berisha.
Ai deklaroi se Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi, ishte normale të krijonin partinë e tyre, por jo duke qenë në krye të institucioneve të nderuara dhe të rëndësishme siç janë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Presidenca.
Berisha vuri në dukje se do të kalojë në Kuvend kërkesa për shkarkimin e spahiut ndërsa theksoi se institucioni tjetër, presidenca “do të vazhdojë formimin e partisë”.
Sipas kryeministrit zgjedhja e presidentit të ardhshëm do të jetë kushtetuese.













