Berisha ultimatum Ramës: Mos harro mesazhin që të dërgova më 23 janar 2011
Në kohën kur gjykata e Lartë pritet të shpallë vendimin për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, kryeministri Sali Berisha ka dalë para medias në mbledhjen e grupit parlamentar.
Berisha e cilësoi 21 janarin e vitit të kaluar si përpjekje për instalimin e një junte të një grupi njerëzish që mandatet e tyre i kishin fituar me dhunë.
Rama po flet tërë këto ditë për këtë ngjarje, unë kam ndërmend të merrem me ngjarjen historike të Kongresit të Lushnjës, si një ditë e madhe në historinë tonë kombëtare- tha Berisha.
Dua ti them zotit Rama se mesazhi që të kam nisur me 23 janar 2011, është dhe do të mbetet për mua sa të mbetem në politikë i pa ndryshuar, ndaj dhe mund të dershësh lot krokodili, mund të vësh çdo gjë, por po harrove mesazhin e 23 janarit, ai mesazh i ka të gjitha, nuk kam ndërmend të shkoj më tutje.
Berisha tha se deri sot nuk ka asnjë hetim për organizatorët e 21 janarit.














Sali Berisha ke te drejte!21 janari nuk duhej te ndodhte!Sot duhet te ishte dita e pushtimit te institucjoneve dhe eleminimin politik dhe fizik tuajin komplet!Dhe kete e thote nje simpatizant i PD.Me mbrojtjen e Metes nuk tregove zgjuarsi politike por do te rritet edhe me shume numri i njjerezve qe nga PD do kalojne tek PS jo se e duan PS dhe njerezit aty por kjo qe po beni ju tejkalon cdo norme drejtesie dhe qeverisje.
me mire von se kurre