Publikuar në: Fri, Jan 13th, 2012

Berisha vizitë 2-orëshe në banesën e Metës para vendimit të gjykatës së Lartë

Shpërndaje
Tags

Kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha ka qëndruar mbrëmjen e djeshme për një vizitë në shtëpinë e ish zv. kryeministrit dhe aleatit të tij, Ilir Meta. Takimi në banesën e zotit Meta në zonën e ish-bllokut, ka zgjatur mëse dy orë.
Berisha ka qëndruar në vizitën e parë private të tij, pasi takimet janë zhvilluar gjithmonë në institucione.

Garda ka rrethuar ambientin përpara banesës së kreut të LSI, e cila ndodhet në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit, rreth orës 20.00 të mbrëmjes. Kryeministri Berisha ka dalë më pas rreh orës 22.30 duke u larguar me eskortën e tij.
Ky takim ka ndodhur vetëm pak ditë, para shpalljes së pritshme të vendimit të gjykatës së Lartë në Tiranë, ku prokuroria ka kërkuar dy vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për Ilir Metën me akuzën e korrupsionit.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>