Publikuar në: Sat, Jan 14th, 2012

Bllokimi i kufirit me Serbinë, mbështetës nga Tirana për Vetëvendosjen

Dy autobusë me mbështetës janë nisur sot nga Tirana për të marrë pjesë në marshimin e lëvizjes Vetëvendosja e cila do të bllokojë përkohësisht pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sot rreth orës 13.00 vetëvendosja ka paralajmëruar protestë në dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Autobusët nga Tirana janë nisur sot drejt Kosovës rreth orës 7:00 të mëngjesit. Grumbullimi i mbështetësve është bërë pranë stadiumit ’Qemal Stafa’.
Rreth 100 mbështetës të “Vetëvendosje”-s do t’i bashkohen protestës së sotme në pikat kufitare me Serbinë. Dy autobusët e nisur nga Tirana kanë një flamur kombëtar në pjesën ballore të tyre.
Organizatorët nga Shqipëria thonë se qytetarë të tjerë nga qytetet, Durrës, Vlorë dhe Shkodër janë nisur drejt Kosovës me automjetet e tyre private.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri thirrje për pjesëmarrje në këtë aksion.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>