Publikuar në: Mon, Jan 16th, 2012

Bogdanovic: Vetëvendosja ushtroi dhunë në Merdare

Shpërndaje
Tags

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës.
Bogdanovic, për mediat serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”.
“Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti”, është shprehur Bogdanovic.
Ai ka thënë se nuk e kupton “çfarë reciprociteti kërkon ‘Vetëvendosje’ në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”,
Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>