Bombë në makinën e këngëtarit, Labinot Tahiri: Shpëtova mrekullisht
Kengetari i mirenjohur, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni, Labinot Tahiri, i ka shpëtuar nje atentati ndaj tij, pasi makina e tij ka shperthyer nga nje bombe e montuar ne te.
Ngjarja ka ndodhur pese minuta pasi kengetari e parkoi para dyerve te shtepise se tij qe gjendet ne Ferizaj. Labi me qetësie ka rrefyer per median se eshte shume mire me shendet.
“Vetura u shkaterrua plotesisht, ishte nje bombe e kurdisur ne te, per fat nuk qellova afer une apo ndonje kalimtar tjeter. Vetem fansat e mi te mos shqetesohen e te tjerat t’ia leme policise ne dore. Une askujt nuk i kam borxh, e as qe i kam bere dikujt keq”, theksoi Labi.
Nuk eshte hera e pare qe Labi behet pre e atentateve, pasi kohe me pare edhe ne lokalin e tij ishte montuar nje bombe, ku per fat nuk kishte te lenduar.













