Publikuar në: Sun, Jan 8th, 2012

Brad Pitt, Glenn Close dhe George Clooney cmime ne Palm Springs

Shpërndaje
Tags

Një natë e mbushur me yje të shtunës kur u zhvillua ceremonia gala e çmimeve të edicionit të 23-të festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Palm Springs.
Brad Pitt, Glenn Close, Gary Oldman, Charlize Theron, George Clooney dhe Jessica Chastain ishin vetëm disa prej emrave të listës se yjeve të filmit, që u vlerësuan në këtë festë të kinematografisë.
Ceremonia u zhvillua në një qytet shkretëtire, mjaft popullor në Kaliforni, të quajtur “Këndi i Lojërave për Yjet” dhe ishte një ndër më të shndritshmet në historinë e vonë të çmimeve Palm Springs.
Brad Pitt çoi në shtëpi Palmën e Shkretëtirës për arritjet e atij në aktrim. Vetëm muajin e kaluar ai mori një nominim, Golden Globe për rolin në filmin “Moneyball”.
Glenn Close u vlerësua me çmimin e karrierës. Këtë sezon, ajo është komentuar shumë për filmin “Albert Nobbs,” një projekt që i kushtoi 15 vjet për ta përfunduar.
Aktori George Clooney mori vlerësimet më të larta të mbrëmjes. Suksesi i madh komercial i filmit “Ocean’s Eleven” pritet të pasohet edhe me një nominim për Oskar për filmat e tij më të fundit “The Descendants” dhe “The Ides of March”.
Aktori i lindur në Londër, Gary Oldman mori çmimin e yllit ndërkombëtar për aktrimin në filmin me spiunazh, “Tinker, Tailor, Soldier, Spy”.
Festivali ndërkombëtar i Filmit Palm Springs është ndër festivalet më të rëndësishëm të kësaj natyre në Amerikë. Ai mirëpret çdo vit mbi 130 mijë të pranishëm në listimin e filmave dhe dokumentarëve të rinj.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>