Publikuar në: Fri, Jan 27th, 2012

Censusi, INSTAT: Shqipëria ka 103 mijë biznese

Sipas INSTAT, deri në fund të vitit 2010 Shqipëria rezulton të ketë 100 mije biznese tregtare dhe 3 mije bujqësore. Gjysma e këtyre ndërmarrjeve te biznesit janë krijuar gjatë periudhës 2005-2009 dhe sipas INSTAT-it, pjesa më e madhe e tyre e kanë qendrën në qarqet e Tiranës dhe Durrësit.
Vetëm 1% e kompanive në vend klasifikohen si biznes i madh, por ato nga ana tjetër mbulojnë afërsisht 30% të të punësuarve. Sipas drejtueses së Institutit të Statistikave në Shqipëri, pjesa më e madhe e bizneseve shqiptare janë të orientuara drejt shërbimeve. Rreth 63 % e ndërmarrjeve në vend kanë vetëm të vetëpunësuar, ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre ushtrojnë aktivitet tregtar të orientuar në hoteleri, restorante dhe bar-kafe. 40% e të punësuarve në biznes janë femra, ndërkohë që vetëm 26 % e tyre menaxhohen prej tyre. Të dhënat e regjistrimit të ndërmarrjeve në Shqipëri janë regjistruar përmes CENSUS-it.

Duke u shfaqur 1 koment
Keni shkruajtur
  1. Tatob says:

    Për fat të keq, shumë pak dihet për prodhuesit Kazakistan Shqipëri. Togovlya mes dy vendeve tona mund të bëhen më aktive. Mund të reklamoni faqen tonë falas në sipërmarrësit tuaj.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al