CEZ bën remonte në rrjet, komuna e bashki pa drita në mot të acartë
Nën këtë mot të acartë, CEZ Shpërndarje ka parashikuar të kryejë remonte në rrjetin e saj duke lenë pa energji elektrike bashki dhe komuna në të gjithë territorin e vendit.
Remontet në rrjet do të fillojnë më datë 16 janar dhe do të zgjasin katër ditë. Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarjes, ndërprerjet e energjisë do të fillojnë nga ora 9.00 e paradites deri në 13.00 apo 14.00 të pasdites sipas zonave të ndryshme.
Komunat dhe bashkitë në të cilat janë parashikuar ndërprerje energjie për shkak të remonteve janë: një pjesë e bashkisë Korçë, bashkia Laç, Rubiku, disa lagje në Shkodër, Gjirokastra bashkë me komunat Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Potom, Lazarat, etj.













