Publikuar në: Thu, Jan 19th, 2012

Çiljeta bëhet serioze

Vitet bëjnë punën e tyre, prandaj edhe Çiljeta nuk ka sesi fsheh që tani pas gati një dekade në skenë, nuk mund të jetë më ajo vajza lozonjare që shumica e njerëzve e identifikojnë me linjat e saj perfekte dhe sharmin e një femre sensuale. Ka ardhur momenti që të përjetojë ndryshimin e madh për të cilin ka folur shpesh, të të qënit më serioze dhe me një imazh më të qëndrueshëm, transmeton Shqiptarja.

Syzet e reja ngjyrë pink, që nuk janë aspak për qëllime shëndetësore, por estetike, tendenca e fundit e stilistëve për t’u dukur një femër prej së cilës mund të mësosh më shumë duke e njohur nga afër. E përtej kësaj, qëndrimi sensual, impostimi i staturës dhe buzëve e tradhëtojnë sërish këngëtaren e njohur. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja deklaroi se po planifikon të bëhet së afërmi nënë, ndoshta ky ndryshim i lookut, është vetëm zanafilla e një transformimi të madh. “Koha.net”

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>