Publikuar në: Mon, Jan 16th, 2012

Dhuna ndaj Vetëvendosjes, 30 organizata protestojnë në Kosovë

Rreth 30 organziata të shoqërisë civile në Kosovë kanë njoftuar se e dënojnë ashpër dhunën brutale, të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve, në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një faqe në rrjetin social Facebook, organziatat thonë se shprehin revoltë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj, ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.
“Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave.
“Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00”, thuhet në njoftimin e këtyre organziatave.
Në mesin e organizatave që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë janë: Instituti KIPRED, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, Qendra për Politika dhe Avokim , Ec Ma Ndryshe, Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion, Rrjeti i Grupeve të Grave, etj.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>