Durrës, bllokohet kamioni me 300 kilogramë drogë në port
Një sasi e konsiderueshme droge është bllokuar nga policia e rendit dhe policia kufitare në portin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur gjatë kontrollit rutinë në port, policia gjeti dhe sekuestroi 300 kilogramë drogë në një kamion.
Mësohet se nga aksioni është arrestuar një person mirëpo detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura.













