Egjipt, zbulohet gruaja në varrin 3 mijë vjeçar
Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një varr me trupin e një femre në të. Varri u gjet nga një ekip nga Universiteti i Bazel në Zvicër.
Gruaja, trupi i së cilës gjendej brenda varrit është Nehmes Bastet, e cila këndonte në Dinastinë e 22-të të Egjiptit, konkretisht në vitet 945-712 para Krishtit.
Kjo faktohet nga shkrimet në varr. Varret e mëparshme të zbuluara në këtë zonë i përkasin familjeve mbretërore egjiptiane













