Publikuar në: Sun, Jan 8th, 2012

Emigrantët kthehen në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë-Kapshticë

Shpërndaje
Tags

Radhë kilometrike janë krijuar pranë pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës ditën e sotme si pasojë e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës pasi kaluan festat në Shqipëri.
Nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, kanë kaluar 7169 persona dhe 1690 mjete gjatë 24 orëve të fundit. Policia dhe dogana shqiptare po punon me 7 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa ajo greke me 3 në dalje dhe 4 në hyrje.
Situata është problematike në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, pasi pala greke gjatë gjithë ditës punoi me sportele të reduktuara, vetëm 3, ndërsa në mbrëmje rreth orës 19:00, e coi numrin e sporteleve në 6, ndërkohë që pala shqiptare gjatë gjithë ditës punoi me 9 sportele.
Në Kapshticë radha e pritjes për të kaluar në tokën helene është më shumë se 1 km, cka duket se ka detyruar edhe palën greke të shtojë sportelet. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar 6900 persona dhe 1900 mjete.
Ndryshe nga ditët e javës, sot vërehet 3-fishim i numrit të emigrantëve që po largohen drejt Greqisë, pasi nesër atje fillon dhe semestri i dytë i mësimit për fëmijët e tyre.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>