FOTO, Berisha ngushëllon Kastriot Islamin, e ul pranë vetes në Kuvend
Ish-sekretari i çështjeve zgjedhore dhe njëkohësisht ish anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste Kastriot Islami ka gjetur ngushëllim pranë kryeministrit Sali Berisha. Disa ditë pas vendimit të marrë prej selisë rozë që e përjashtoi nga Grupi parlamentar, Islami nuk ka nguruar të futet në gjirin e Partisë Demokratike. I pranishëm në seancën speciale për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Kastriot Islami është ulur ngjitur me kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.













