Publikuar në: Thu, Jan 19th, 2012

Futboll, FIFA kundër një kampionati të vetëm Shqipëri-Kosovë

FIFA zyrtarisht i jep fund sagës së bashkimit të kampionatit tonë me atë të Kosovës, apo kalimit të disa skuadrave të Superligës së Kosovës në Superligën shqiptare.
Ashtu siç ishte parashikuar nga dy federatat shqiptare dhe kosovare FIFA ka hedhur poshtë kërkesën e dy skuadrave kosovare te futbollit për te marre pjese ne superligen shqiptare.
Ne një letër drejtuar kreut te FSHF, FIFA vë në dukje se federata shqiptare duhet te zbatoje statutin dhe rregullat. Sipas nenit 79 skuadrat kosovare nuk mund te luajnë ne superligë. Por nënkryetari i Prishtinës rrezon tezen e UEFA-s dhe FIFA-s qe nuk lejon skuadra te një federate te panjohur te marrin pjese ne kampionatin e një shteti tjetër kur i kujton Federatës Kosovare te Futbollit se ne Republikën e Kosovës janë plot 40 ekipe te komunitet serb te inkuadruar nen ombrellën e federatës serbe te futbollit.
Nënkryetar i KF Prishtina, Agim Muciqi, këmbëngul se pas 13 vitesh përgjumje te federatës kosovare, pjesëmarrja e skuadrës se tij ne superligen shqiptare është e vetmja rruge mbijetese jo vetëm për talentet kosovare, por edhe se do te sillte përfitime biznesi. Ne datën 24 FIFA pritet te shqyrtoje kërkesën e Kosovës për zhvillimin ose jo te ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Duke u shfaqur 1 koment
Keni shkruajtur
  1. f says:

    o njeri i prisht ti nuk ke dit kurr se qka eshte futbolli o suarez je ma i ligu ne bot je nje naxist i prisht

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al