Futboll, talentet nga Kosova çmendin merkaton e dimrit
Juventus është rivali kryesor i Manchester United në garën për të marrë shërbimet e Granit Xhakës, futbollistit kosovar të natyralizuar në zviceran.
Sulmuesi 19-vjeçar, i cili luan me Baselin është vënë në shënjestër të Alex Ferguson, që kërkon të përforcojë skuadrën e tij. Por në sulm është hedhur Juventus, që kërkon futbollistin e përfaqësues zviceriane.
Xhaka është futur në listën edhe të skuadrave të tjera si Hamburg, Milan dhe Lazio. Pengesë për transferimin e tij është vetëm Bazeli, që kërkon 6 milionë euro, shumë kjo që mund të përballohet vetëm nga Manchester United.
Gjigandët e futbollit anglez interesohen edhe për futbollistin tjetër kosovar të Bazeli, Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu pikërisht në sfidën e kundër “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampioneve.













