Publikuar në: Wed, Jan 18th, 2012

Futboll, UEFA: Ja formacioni më i mirë i vitit, dominojnë Barça e Reali

UEFA ka publikuar paraditen e së mërkurës formacionin ideal të vitit 2011, i zgjedhur nga përdoruesit e internetit nëpërmjet votave në faqen e organizmit drejtues të futbollit europian.

Ashtu si çdo formacion tjetër, edhe ai i votuar nga njerëzit e thjeshtë dominohet nga Barcelona dhe Real Madrid. Katalanasit kanë 5 futbollistë në të (Gerard Pique, Daniel Alves, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Leo Messi), ndërsa madrilenët 3 (Iker Casillas, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo).

Gjithashtu Xavi është përzgjedhur si kapiten ekipi duke qenë futbollisti që ka marrë më shumë vota.

Formacioni plotësohet nga Thiago Silva, mbrojtësi i Milanit, Gareth Bale, mesfushori i Tottenham, dhe Arjen Robben, mesfushori i Bayern Munchen.

Trajneri i formacionit ideal të vitit 2011 është përzgjedhur tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola. Bëhet e ditur nga vetë UEFA se në adresën e saj në ëeb kanë votuar rreth 4.5 milionë persona.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al