Garda e Republikës ndalon gazetarin, fotografoi Berishën tek shtëpia e Metës
Garda e Republikës ka ndaluar gazetarin e gazetës “Shekulli”, Luis Tanushi. Redaksia e gazetës Shekulli në Tiranë deklaroi se gazetari u ndalua pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok hyrjen e kryeministrit Sali Berisha ne kete vile disa minuta me parë.
Gazetari i “Shekulli”-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit qe Garda i ka bere zones.
Gazetari Tanushi u mbajt i ndaluar ne nje nga makinat e policisë dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot në aparat. Berisha ka rreth 40 minuta që ka hyrë në shtëpinë e z.Meta në Bllok, dhe zona perreth eshte rrethuar nga forca te shumta te Gardes dhe policise.













