Publikuar në: Sun, Jan 22nd, 2012

Gjermania përfshin Kosovën, Rusia e Serbia braktisin samitin

Shpërndaje
Tags

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, po merr pjesë në Javën e Gjelbër në Berlin, pjesë e Samitit të Agrikulturës ku po marrin pjesë shtete nga gjithë bota.
Ministri Stavileci, ka thënë se Kosova ka shënuar fitore të madhe diplomatike në këtë samit, pasi që është paraqitur për herë të parë si shtet në Rezolutën e përbashkët të miratuar në fund.
Sipas tij, kjo është arritur me ndihmën e Ministres gjermane Ilse Aigner. Për këtë arsye pjesë e Rezolutës në shenjë proteste nuk janë Serbia dhe Rusia.
Gjatë samitit, Ministri Stavileci, ka pasur një sërë takimesh në funksion të marrjes së përkrahjen për zhvillimin e bujqësisë kosovare.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>