Gjirokastër, të rinjtë në gjendje të dehur sulmojnë policin
Një grup të rinjsh që besohet se ishin në gjendje të dehur, kanë goditur me sende të forta një efektiv policie në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Kërcullë, ku të rinjtë në gjendje të dehur kanë sulmuar policin, L.A, 25 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup. Mësohet se ai është jashtë rrezikur jetën, ndërsa është ndaluar grupi i të rinjve.













