Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Gjirokastër, zjarri shkrumbon apartamentin, s`ka viktima në njerëz

Një zjarr i fuqishëm ra sot në një godinë tre katëshe banimi në qytetin e Gjirokastrës. Flakët kanë rënë në orën 18:30 minuta, në një pallat në zonën e Gërhotit, ne periferi të qytetit. Zjarri ka djegur pothuajse të gjitha orenditë e një apartamenti, që ndodhet në katin e dytë, ndërkohë që nuk ka të lënduar në njerëz.
Për rreth 30 minuta, paniku ka përfshirë banorët, ku rreziku ka qenë tepër i madh për përhapjen e flakëve dhe në apartamentet e tjera. 2 zjarrfikse kanë ardhur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Sipas veprimeve paraprake të hetuesve mendohet se shkak i zjarrit është bërë soba e drurit.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>