Publikuar në: Mon, Jan 16th, 2012

Golden Globe, “Ndarja” mund filmin e Angelina Jolie në Bosnje

Filmi iranian “Ndarja” ka fituar çmimin e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, në ceremoninë e shpërblimeve “Golden Globe” në Los Angjelos.
“Ndarja” flet për historinë e një çifti të martuar që përballet me dilemën nëse duhet larguar nga Irani. Ai ka mundur filmat rivalë nga Kina, Belgjika, Spanja, si dhe filmin dygjuhësh për luftën në Bosnjë, nën regjinë e Angelina Jolie.
“Golden Globe” radhitet si çmimi i dytë pas “Oscar”-it në ndarjen vjetore të çmimeve të “Hollyëood”-it.
“Ndarja” është shpërblyer edhe me çmimin “Golden Bear” për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al