Publikuar në: Wed, Jan 18th, 2012

Halimi: Ligjet e reformës në drejtësi janë bllokuar nga opozita në Parlament

Ligjet që bëjnë fjalë për reformën në drejtësi përfshi edhe krijimit të gjykatës administrative janë bllokuar prej tre vitesh në Parlament. Kështu është shprehur ministri i i Drejtësisë, Eduard Halimi.
Ai foli edhe për rishpërndarjen e gjyqtarëve. Sipas tij gjithsej në Shqipëri janë 375 gjyqtarë, dhe rishpërndarja e tyre do të bëhet sipas sasisë së çështjeve që kanë rrethe të ndryshme.

Ndërsa Stephane Lyenberger, kreu i delegacionit të Komisionit Europian për efikasitetin e drejtësisë tha se Shqipëria ka bërë përmirësime të ndjeshme në drejtësi, por ka ende punë për shtetin e së drejtës.
Deklaratat u bënë gjatë një konference në Ministrinë e Drejtësisë për përmirësimin e efikasitetit dhe funksionimin e drejtësisë në shtetet anëtare, Shqipëria si rast konkret. Të pranishëm kanë qenë edhe një delegacion i Komisionit Europian për efikasitetin në drejtësi.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>