Publikuar në: Fri, Jan 13th, 2012

Haxhinasto takon Enver Hoxhajn: Vetëvendosja, veprimtari ekstremiste

Shpërndaje
Tags

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto mbajti sot një takim homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj i cili ndodhet për vizitë në Tiranë. Dy ministrat mbajtën një konference të përbashkët për shtyp. Haxhinasto i cilësoi veprime ekstremiste, aksionin e fundit të Lëvizjes Vetvendosje për të bllokuar kufirin me Serbinë.
“Nuk mbështesim veprimet ekstremiste sic janë bllokimi i rrugëve apo pikave kufitare, këto veprime nuk janë pjesë e marrëveshjeve të dialogut”, tha Haxhinasto.
haxhinasto tha se në këtë takim është diskutuar ndër të tjera edhe për progresin e institucioneve të kosovës, për ngritjen e një komisioni të përbashkët të zhvillimit ekonomik, si edhe për situatën aktuale politike atje.
Haxhinasto u shpreh se Shqipëria ndjek me vëmendje procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërsa kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne diskutuam për problemet politike, jemi pro integrimit të komuniteteve në Kosovë. Kemi rënë dakort të mbledhim një komision të përbashkët ekonomik. Zhvillimet politike atje i shohim me vënmmendje, mbështesim Kosovën për dialgun, pritshmëria jonë është që të zbatohen marëveshjet e arritura në dialogun teknik”, tha Haxhinasto, ndërsa këshilloi që e vetmja zhgjidhje për veriun e vendit është zbatimi i planit të Ahtisarit.
“Për Kosovën plani i Ahtisarit është e vëetmja alternativë që duhet zbatuar në veri”, komentoi kryediplomati shqiptar.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>