Publikuar në: Sun, Jan 15th, 2012

Ironi me Vetëvendosjen? Policia: Më shumë efektiva, se qytetarë të dhunuar

Shpërndaje
Tags

Valdrin Ahmeti, nje nga aktivistet e Vetevendosjes, i dhunuar nga policia

Policia e Kosovës duket se është përfshirë në një replikë me Vetëvendosjen, për shkak të akteve të dhunës që shoqëruan marshimin në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nga ana e protestuesve ka pasur hedhje të gjësendeve të ndryshme, kështu që ka pasur lëndime nga po ato mjete të pjesëtarëve të policisë, e po ashtu, ka pasur lëndime edhe të protestuesve nga po ato mjete”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Në konferencën e sotme të Policisë së Kosovës, zëdhënësi, Baki Kelani ka dhënë bilancin e personave të lënduar nga të dyja palët dhe dëmet material të shkaktuara gjatë protestës së Lëvizjes Vetëvendosje në dy pikat kufitare, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se gjatë protestës së djeshme janë lënduar mbi 20 qytetarë, 32 pjesëtarë të policisë, ndërsa janë arrestuar gjithsej 146 persona.!!!!
“Numri i përgjithshëm i personave të ndaluar nga Policia e Kosovës është 146. Ndërsa, 15 prej tyre me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa të tjerët janë liruar. Numri total i zyrtareve policorë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është 32, ndërsa numri i qytetarëve sipas informacioneve që ne kemi nga qendrat e mjekësisë është mbi 20”, ka thënë Kelani.
Zëdhënësi Kelani thotë se dhuna e përdorur nga Policia e Kosovës në drejtim të protestuesve ka qenë në proporcion me veprimet e protestuesve që këta të fundit kanë reaguar drejt policisë.
“Të gjitha veprimet kanë qenë të nevojshme dhe kanë qenë në mënyrën e paraparë me procedurat ligjore dhe procedurat e brendshme që ka policia. Është përdorur një forcë e nevojshme. Ju e dini që nga ana e protestuesve ka pas hedhje të gjësendeve të ndryshme, kështu që ka pasur lëndime nga po ato mjete të pjesëtarëve të policisë, po ashtu, ka pasur lëndime edhe të protestuesve nga po ato mjete”, sqaron Kelani.

Ndërkaq, lidhur me arrestimet e disa deputetëve të Kosovës, që vinë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, zëdhënësi Kelani tha se të gjitha arrestimet nga zyrtarët policorë janë bërë mbi bazën e bllokimit të rrugëve.

Kelani tha se protesta e djeshme nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa paraqitjen e kërkesës nga Vetëvendosja në Policinë e Kosovës dhe se takimi i zhvilluar disa ditë më parë midis këtyre dyjave ka ardhur me kërkesë të Policisë së Kosovës.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>