Jahjaga negocion takim mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po planifikon të thërrasë në bisedime kryeministrin Hashim Thaçi dhe kreun e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.
Takimi, sikurse bëjnë me dije mediat kosovare, është parashikuar për tu zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.
Një burim brenda Presidencës ka bërë të ditur për gazetën “Koha Ditore”, se tryeza e përbashkët, ku do të jenë prezentë edhe përfaqësues të tjerë politikë, ka për qëllim të parandalojë protestën e “Vetëvendosjes”, të paralajmëruar për tu zhvilluar të dielën e 22 janarit.
Takimit do t’i paraprijnë bisedime të ndara që Jahjaga do të zhvillojë me kreun e Kuvendit dhe atë të Qeverisë, si dhe me liderët e subjekteve kryesore politike.












