Dëgjoje – Kënga “Baresha” e Nexhmije Pagarushës, publikohet videoja
“Baresha”, kënga e Artistes së Merituar, Nexhmije Pagarusha, është kurorëzuar me videoklip.
Këngë e realizuar në vitin 1966, nga kompozitori Rexho Mulliçi, me tekst të Rifat Kukajt, është ekzekutuar nga orkestra popullore asokohe e Radio Prishtinës, nën drejtimin e Isak Muçollit.
Kënga “Baresha” konsiderohet si një nga kryeveprat e interpretimeve të zonjës Pagarusha, e cila ndryshe njihet edhe si Bilbili i Kosovës.
Videoklipi është prodhuar nga kompania “Koperativa” dhe Muzeu i Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës













