Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

KM miraton logon e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Komiteti Ndërministror i ngritur nga qeveria për 100 vjetorin e Pavarësisë miratoi logon e përvjetorit.
Fitues u shpall kuratori dhe dizenjuesi nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare e cila i përngjan një trofeu.
Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje, lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme.
Teksti mbeti ende i papërcaktur. Kryeministri tha se do të vendoset nëse do të jetë thjeshtë “Pavarësi” ose “ 100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>