Komisioni miraton “shkarkimin” e Kreshnik Spahiut, opozita braktis mbledhjen
Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës kërkesën për nisjen e procedurave të shkarkimit për nënkryetarin e KLD Kreshnik Spahiu.
Vendimi është marrë në seancën e sotme pas debateve që kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmali pati me nënkryetarin e KLD i cili ishte paraqitur për të dhënë deklarimet e tij.
Opozita kërkoi që argumentet e Spahiut të dërgjoheshin mirëpo Ilir rusmali kërkoi largimin e tj nga Salla.
Anëtarët e mnaxhorancës në komision miratuan me votat e tyre nisjen e procedurave të shkarkimit për Spahiun ndërkohë që nga komisioni u larguan edhe deputetët e opozitës.













