Publikuar në: Wed, Jan 11th, 2012

Korrupsioni me pronat në bregdet, arrestohen 4 zyrtarë, dy në kërkim

Shpërndaje
Tags

TIRANE – LAJMIFUNDIT – Katër zyrtarë të shtetit janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia ndërsa dy janë shpallur në kërkim me akuzën e korrupsionit, për shkak të abuzimeve me pronat.
Aksioni i koordinuar nga Task Forca e Prokurorisë ka vënë në pranga katër zyrtarë të lartë të legalizimeve, kthimit të pronave.
Bledar Dervishaj, ish-drejtor i agjencisë së Pronave, rajoni Tiranë, i arrestuar
Merita Gjinali,  topografe, është arrestuar
Dhimiter Papa, topograf, është arrestuar
Njazi ademi, topograf, është arrestuar.
Deri tani konfirmohet se Ali Aliaj, është shpallur në kërkim
Altin Ceni, ish-jurist i pronave, në kërkim
Ata akuzohen për abuzim me një truall 49 hektarë tokë në bregdet ne zonen e Spillese.

 

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>