Publikuar në: Mon, Jan 16th, 2012

Meta: Monika? Në ka shkelur ligjin të shkojë në burg! Pas 8 Majit negociata për të më vrarë

Tirane – UPDATE – Kryetari i LSI, Ilir Meta deklaroi sot se ka një pikë në vendimin e gjykatës së Lartë me të cilën ai nuk është dakord.
“është ajo pikë sipas të cilës shpenzimet e gjyqit i ngarkohen shtetit”, tha Meta. I pranishëm në emisionin Opinion, kreu i LSI-së deklaroi se prokuroria ka shkelur ligjin me ngritjen e akuzës dhe me dërgimin e çështjes në gjykatën e Lartë.
Sipas Metës, ekspertimet e kryera nga prokuroria për këtë çështje kanë qenë të kota pasi njerëzit e thirrur nuk kanë qenë të betuar para gjykatës shqiptare apo të huaja.

Meta theksoi se pavaresisht menyres si eshte shprehur prokuroria, ne asnje nga provat e paraqitura ne gjykate filmimi dhe materiali origjinal i regjistrimit te Dritan Priftit nuk jane gjetur.

Meta deklaroi në “Opinion” se do të informojë çdo deputet dhe ambasadat e huaja për mashtrimin me videon e regjistruar. “Nuk kisha ndërmend të jepja dorëheqjen sepse e dija se ishte një montazh. Kjo video përdorej për të thënë se është i përgjuar e po bëri këtë do bëjë atë. Këto presione i ka patur edhe kryeministri. I kam thënë vet kryeministrit disa ditë më përpara. I thashë se po më bëhet shantazh dhe se unë nuk e pranoj. Pse dhashë dorëheqjen një natë pasi thashë do vazhdoj punën? Kjo ka të bëjë me arsyet e një informacioni të veçantë që unë kisha nga burime inteligjente ndërkombëtare që ky lloj manipulimi do përdorej për të nxitur dhunë dhe viktima. Që populli u shokua nga korrupsioni dhe ka të drejtën të shpërthejë, ti vërë zjarrin qeverisë dhe gjithë bulevardit”, u shpreh Meta.

I pyetur për një video tjetër ku është e regjistruar edhe gruaja e tij Monika Kryemadhi ai tha se “u kam thënë dhe po ju them se çdo qytetar që ka materiale, letra, video, audio e çdo gjë tjetër komprometuese për mua apo për bashkëshorten time t’i çojë në prokurori. Por, nëse ju jeni dakord me këtë lloj morali në politikën shqiptare dhe çdo lloj morali që unë të vij në shtëpi e të përgjoj, të vij në zyrë e të përgjoj, që përgjojmë njëri-tjetrin dhe bëjmë shantazhe atëherë të jeni të sigurtë se moralin e kësaj shoqërie e kemi shumëzuar me zero. Ftoj çdo qytetar që ka të dhëna, fakte, prova e video për Ilir Metën ti çdoj në prokurori. Kushdo që ka për bashkëshorten e Ilir Metës ti çojë në prokurori. Të jeni të sigurtë se gruan time nëse ka shkelur ligjin nuk do ta hedh nga ballkoni e as ti them vdeksh, të përgjigjet para ligjet e të shkojë në burg nëse ka shkelur ligjin”.

Meta komentoi edhe takimin në shtëpinë e tij me kryeministrin Sali Berisha dy ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë. Meta tha se shefi i mazhorancës kishte mbërritur aty me ftesën e vajzës së tij pasi ajo e simpatizonte për shkak të disa komplimenteve që i kishte bërë Berisha në disa takime të rastit me fëmijët. Meta shprehu habi se si në një darke me verë mund ti bëhet presion gjykatës. Sakaq Meta hodhi dritë se ka pirë edhe një kafe me prokurorin e çështjes së tij por mohoi ti ketë bërë presion duke insistuar se i ka kërkuar vetëm që të hetohet deri në fund dhe me drejtësi rasti i tij.

Meta deklaroi se “u tentua eliminimi politik dhe moral. U tentua arrestimi im para zgjedhjeve. U kërkua të komunikohej akuza një ditë para zgjedhjeve. U tentua eliminimi i partisë. Dhe pas 8 Majit pati tratativa me killera për eliminimin fizik të Ilir Metës. Janë disa çështje që duhet ti ndjekin disa struktura të tjera”.

——–

Vendim unanim njoftohet se ka qenë ai që ka shpallur Ilir Metën të pafajshëm. Gjyqtarët Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari kanë qenë të mendimit për pafajësinë e Metës.
Mendim të veçantë mësohet se ka pasur gjyqtari Ardian Dvorani i cili ndryshe nga kolegët e tij ka qenë dakord me pafajësinë por ka pasur një arësyetim të ndryshëm.
Pas këtij vendimi shpenzimet proceduriale janë lënë në ngarkim të shtetit shqiptar dhe bëhet fjalë për 35 milionë lekë shpenzime pasi në to përfshihete dhe pagesa për ekspertët që verifikuan videon dhe një sërë çështjesh të tjera.
Ora 15.19 – Trupi gjykues deklaroi Ilir Metën të pafajshëm duke pohuar se akuza e ngritur ndaj tij nga prokuroria, nuk është arritur të provohet. Sipas vendimit shpenzimet e gjyqit do t’i paguajë shteti shqiptar.

Vendimi i gjykatës eshte pritur me ovacione nga militantet e LSI prane Gjykates se Larte dhe selise se LSI-se.

Ora 15.10, anetaret e trupit gjykues te ceshtjes kane hyre ne sallen e gjyqit. Shkak per vonesen eshte bere pergatitja e dokumentacionit dhe hartimi i vendimit.

Mesohet se anetaret e trupit gjykues kane pasur mes tyre debat deri ne castin e fundit ne lidhje me vendimarrjen. Tripi gjykues ka 5 anetare dhe vendimi perfundimtar shpallet me shumice votash.

Ora 13.30- Ilir Meta po e pret në godinën e LSI-së vendimin e gjykatës së Lartë për akuzat e korrupsionit të ngritura ndaj tij nga prokuroria.

Aktualisht pranë godinës së LSI-së në zonën e ish-bllokut në Tiranë është organizuar mbledhja e një numri simpatizantësh të kësaj force politike.
Kreu i LSI, pak çaste më parë ka mbërritur në selinë e LSI dhe po ndjek nga televizori informacionet që vijnë nga seanca që sapo ka nisur në gjykatën e Lartë.
Prokuroria ka kërkuar dy vjet burg për Metën, ndërsa Ina Rama, deklaroi sot disa orë më parë se pret që gjykata e Lartë të japë drejtësi për Metën.

Duke u shfaqur 5 komente
Keni shkruajtur
  1. fshatari says:

    Me ke tallesh o legen?kujton se te beson kush?Ne vend qe te mbyllesh gojen e ndyre tregohesh sikur je i ofenduar!Me cfare e vure pasurine qe ke deri tani?me rrogen e shtetit apo e trashegove nga babai?Hajdut i djerses dhe gjakut te popullit!Zoti ta zente ne gryke ty dhe familjes tende!do ta perjetosh mallkimin e popullit!

  2. zydi says:

    o popull po a ka burre me te ndershem se ilir meta sheh tymin e vet punon e roberohet si e si qe ti le ndopak pasuri katranipit te tij.Mundohet si e si qe ky popull te vazhdoje te gjykoje ne injorance te plote e ti jape voten.Rrofte Ilir Meta!

  3. shyqyriu says:

    Me ne fund drejtesia u vu ne vend .Hajduti u shpall i pafajshem. Rrofte padrejtsia !

  4. dea says:

    o sa mir me ken shqiptar

  5. geri says:

    mos e gezofte ate pasuri qe ka vjedhur popullin

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>