Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Kosovë, EULEX, bastisje dhe arrestime në Ministrinë e Shëndetësisë

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës kane arrestuar Sekretarin e Përgjithshëm te Ministrisë se Shëndetësisë, si dhe tre persona te tjerë ne sektorin e prokurimit farmaceutik. Ilir Tolaj vetëm pak kohe me pare u lirua nga paraburgimi, pasi pagoi një shume prej 50 mije eurosh, si garanci. Ai ishte arrestuar nga EULEX me akuzën e shmangies nga tatimi.
Arrestimi erdhi pas një aksioni blic mëngjesin e sotem ne zyrat e Ministrisë se Shëndetësisë. Sipas punonjësve te Ministrisë, policia e EULEX ka sekuestruar edhe një dosje me dokumente si dhe një kompjuter.
Ky është aksioni i radhës i policisë se EULEX-it qe kane si mision te luftojnë korrupsionin ne Kosovë. Me pare bastisje janë zhvilluar edhe ne Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Brendshme.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>