Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Kosovë, PDK: Qytetarët ti thonë jo thirrjeve provokative

Partia Demokratike e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e Kosovës që më 14 janar të mos iu përgjigjen thirrjeve për prishje të qetësisë publike dhe kërkesave tjera për pengimin e funksionimit të institucioneve të Kosovës.
“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës apelon tek qytetarët e Kosovës që të respektohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës, të respektohen ligjet, të ruhet siguria, interesat dhe pasuria e vendit tonë”, thuhet në kumtesën e kësja partie.
Kryesia e PDK-së apelon qytetarët e Kosovës për qetësi dhe të mos u përgjigjen thirrjeve provokative, të qëndrojnë larg veprimeve që dëmtojnë imazhin pozitiv të Kosovës në prag të fillimit të bisedimeve për liberalizimit të vizave dhe në vitin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>